Edukimi / Vëzhguesit

EDUKIMI 2

Edukimi në Natyrë dhe zhvillimi i sporteve që kanë të bëjnë me natyrën, është një nga prioritetet tona, sepse në vendin tonë ka ngecje në këtë aspekt. Shumica absolute e të rinjve e kanë shkëputur kontaktin me natyrën, gjë kjo që lë pasoja në formimin e tyre. Edukimi në Natyrë duhet të jetë prioritet i çdo subjekti edukativ dhe sportiv.

Ne kemi programe të vaçanta, për grup-mosha të caktuara, e që do të fillojmë ti implementojmë se shpejti në terren. Në të vërtetë, një cikël të tillë e kemi filluar dhe është në fazën eksperimentale. Në këto dalje të organizuara në natyrë, me nxënës, në koordinim me prindërit dhe mësimdhënësit, në përpiqemi ti ofrojmë të rinjtë më natyrën, ti aftësojmë për kryerjen e aksioneve të caktuara edukative në ambiente natyrore, si dhe të krijojmë një ide më të qartë për vendin tonë.

Këto aksione të organizuara në natyrë, me nxënës, kanë të bëjnë me zhvillimin e orientimit me kompas dhe hartë, ecjet në segmente interesante dhe vizitat në vende të karakterit të veçantë, ndërtimin e urave të vogla, të përkohshme, dhe zhvillimin e lojërave me karakter kampimi dhe mbijetese në kushte të kontrolluara natyrore.

Pjesë e programit është edhe aktivizimi dhe impenjimi i lehtë fizik, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe rritjen e aftësive sportive; por edhe largimi i të rinjve nga ushqimet e procesuara dhe me përmbajtje të rrezikshme për shëndetin.

I gjithë programi do tu përshtatet moshave të caktuara, ndërsa do të ketë edhe sensin e garës në mes grupeve të ndryshme. Kjo qasje u ndihmon jashtëzakonisht shumë të rinjve që të krijojnë karakter më të fortë, integritet personal, vetëbesim, respekt për natyrën dhe shoqërinë, por edhe i aftëson për udhëheqje grupore dhe punë ekipore. Në përgjithësi, nxënësit që bëhen pjesë e këtyre grupeve, kanë më shumë pavarësi dhe njohuri për natyrën, shoqërinë dhe fushat e caktuara sportive.