Vraca e Madhe, Sharri jugor

Të Nderuar Miq,
Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të zhvillohet në masivin jugor të Sharrit. Këtë herë do ta ngjesim Vracën e Madhe, majën në mes të prerisë alpine dhe kanjonit të dy vracave, vendi prej nga fillon lumi i lashtë i Radikës. Vraca e Madhe shënon 2582 m/lmd dhe është maja e fundit prej nga terreni fillon të ketë rënje drejt kullosave të Restelicës dhe bjeshkëve të Radikës.
Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 27.05.2018 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë
Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) . E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Detajet e Shtegut (T1 dheT2):
Lartësia: 2582 m/lmd
Vendndodhja: Sharri Jugor
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë
Çfarë duhet të merrni: Veshmbathje bjeshkatare ose sportive, Ushqim ditor dhe ujë, kapelë verore, shami dhe mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj
Përshkrimi:
Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë-Prizren-Dragash-Brod. Pika e nisjes së marshutës është pranë Hotelit Arxhena, në fshatin piktoresk të Brodit në Dragash. Këtë herë do të përshkohet Kanjoni i Brodit dhe Liqeni i Shutmanit, ku edhe rrjedh lumi i Brodit, vend i veçantë ky që do të na fresojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Vracës së Madhe do të bëhet nga drejtimi jug-perëndim. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.
Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Ekipi i K.A.P
KAP ju dëshiron vikend të këndshëm