Vizitë në Rezervatin e Mbrojtur të Blinajës

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen – vizitën në Rezervatin e Blinajës, Vendgjueti me Rëndësi të Veçantë. Ky aktivitet do të zhvillohet këtë të Shtunë, me datën 18.11.2017.

Organizimi ka karakter vizite, ecje të lehtë, pikniku, relaksimi, si dhe njoftim për së afërmi me resurset e jashtëzakonshme të këtij Rezervati, e ku do të jemi të shoqëruar nga Rengjerët e Rezervatit të cilët do të na japin të gjitha spjegimet e duhura.

Rezervati i Blinajës gjendet rreth 32 km në juglindje të Prishtinës dhe ka një histori që daton nga viti 1955 kur edhe është shpallur Rezervat i Mbrojtur, me ç’rast u krijuan kushtet për krijimin e 2800 h pasuri natyrore, e mbrojtur dhe me vlera të jashtëzakonshme. Në tërësi janë rreth 700 specie të ndryshme (të të gjitha kategorive); natyrë e paprekur dhe kafshë të mbrojtura ku theksohen Dreri i Kuq, Dreri Lopotar, Kaprolli Autokton, Derri i Egër, Dhelpra, Macja e Egër, si dhe shumë specie tjera të rralla. Ky territor është i pasuruar edhe me 32 liqej të vegjël, të shpërndarë në të gjithë territorin.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Shtunë, 18.11.2017 / ora 08:00
Përfundimi i Vizitës në Park: rreth orës 14:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 5 € (edhe për ata me vetura)
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber); E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com

Vëmendje: Të gjithë pjesëmarrësit duhet të rezervojnë në Klubin Alpin Prishtina, pa përjashtim, dhe si të tillë edhe do të evidentohen në Portën Hyrëse të Blinajës. Çdo mënyrë tjetër është jashtë rregullave të Menaxhmentit të Blinajës, prandaj Klubi Alpin Prishtina merr përgjegjësi vetëm për personat brenda Listës së Rezervimeve.

Personi Përgjegjës: Shpëtim Kaliqani

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm