Vikend në Rugovë – Hajla e Shkrelit

Bjeshkët e Shkrelit

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore që do të zhvillohet në Bjeshkët e Shkrelit, me qëllim,vizitën në lartësitë alpine të Bjeshkëve të Shkrelit dhe Dramadolit.Gjithashtu, këtë ditë do të pushtohet edhe Hajla e Shkrelit. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 28.05.2017.

Vëmendje; gjithë ata që duan të na bashkohen nga Peja, vendtakimi është te ETC (08:30).

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 28.05.2017 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Ata që na Bashkohen me Vetura private: 5€
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); ose në Tel: + 377 44 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia Max: 2011 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Ecje e Planifikuar:6 orë
Gjatësia e Shtegut:Gjithsej 14 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke,Livadhe Alpine dhe lartësi piktorekse
Kërkesa: Përgatitje përecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi i Aktivitetit:
Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve të lehta, por edhe për ata që duan ta kalojnë një vikend në natyrë. Shtegu i ecjes do të kalojë në disa zona që shumë rrallë vizitohen; por janë të një karakteri të veçantë natyror për regjionin e Bjeshkëve Perëndimore të Kosovës. Në kthim, planifikohet një vizitë çlodhëse në resorin turistik të Bogës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj dhe Qëndrim Sopi
Ndihmës : Shpëtim Kaliqani

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm.