Vikend në Bjeshkën e Shtupeqit

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen së dielës, në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën në Shtupeq të Vogël, si dhe pushtimin e Majës së Vollujakës, nga drejtimi i Grykës së Rugovës. Ecja do të zhvillohet nëpër Masivin e Shtupeqit, ku pejsazhi dimëror dhe moti i mirë do të na përcjellin gjatë gjithë ditës. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 12.02.2017, dhe është i hapur për pjesëmarrje.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 12.02.2017 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus (10 € per person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1-T2):

Lartësia: 2014 m/lmd

Amplituda: min730 m; max 2014 m  (1294 m ↑↓)

Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës

Koordinatat gjeografike: 42° 41′ 23” V    20° 13′ 33” L

Ecje e Planifikuar: 6  orë

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet ekskursionist; i kombinuar me ecje dhe pushime në pika piktoreske të masivit të Vollujakës. Grupi do të pushtojë Majën e Vollujakës, për tu kthyer më pas në Luginën e Shtupeqit të Vogël, fshat i vjetër i këtij rajoni. Maja e Vollujakës është pika më e lartë e masivit të Bjeshkëve të Shtupeqit, nga ku mund të vërehet Rrafshi i Dukagjinit dhe Masivi i Rugovës. Në kthim, do të bëhet një pushim kafeje në resorin turistik të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj

Ndihmës: Qëndrim Sopi, Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,