Vikend në Bjeshkën e Shtupeqit (Gryka e Rugovës)

Vikend në Bjeshkën e Shtupeqit

Gryka e Rugovës

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen së dielës, në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim,vizitën në Shtupeq të Vogël, si dhe ngjitjen në Majën në Vollujakës, nga drejtimi i Grykës së Rugovës. Ecja do të zhvillohet nëpër Masivin e Shtupeqit, ku pejsazhi dimëror dhe moti i mirë do të na përcjellin gjatë gjithë ditës.Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 27.01.2019, dhe është i hapur për pjesëmarrje.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 27.01.2019 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus (10 € per person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1-T2):
Lartësia: 2014 m/lmd
Amplituda: min730 m; max 2014m (1294 m ↑↓)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 41′ 23” V 20° 13′ 33” L
Ecje e Planifikuar: 6 orë

Përshkrimi i Aktivitetit:
Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet ekskursionist; i kombinuar me ecje dhe pushime në pika piktoreske të masivit të Shtupeqit. Shtupeqi i Vogël është fshat i vjetër i këtij rajoni dhe ka qenë i banuar deri në vitet e pasluftës. Maja e Vollujakës është pika më e lartë e masivit të Bjeshkëve të Shtupeqit, nga ku mund të vërehet Rrafshi i Dukagjinit dhe Masivi i Rugovës. Në kthim, do të bëhet një pushim kafeje në resorin turistik të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Qëndrim Sopi dhe Florent Shala

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,