Via Dinarica, Ekspeditë në Bjeshkët e Nemuna

Klubi Alpin Prishtina shpall ftesën e hapur për Ekspeditën Bjeshkatare “Via Dinarica”, e cila, për katër ditë, do të përshkojë shtigjet e lashta të dinarikeve, nëpër bjeshkët perëndimore të Kosovës, ato në verilindje të Shqipërisë dhe nëpër bjeshkët lindore të Malit të Zi.

Pjesëmarrësit, nën organizimin dhe udhëheqjen e KAP-it, do të njihen me bukuritë natyrore të bjeshkëve të Deçanit, të Tropojës, të Çeremit, të Plavës e Gucisë, si dhe me Kanionin e Bjeshkëve të Këlmendit. Janë këto malësitë e lashta shqiptare, ku legjendat ndërthuren me natyrën magjepsëse; ku historinë e mbron madhështia e bjeshkëve, dhe ku sot kombinohen shoqërimi me përjetimin e shtegut.

Ekspedita është e organizuar me fjetje në kamp me tenda, të cilat sigurohen nga KAP-i. Ka karakter të pastër bjeshkatar, ku çdo pjesëmarrës do të ketë detyra të caktuara rreth vendosjes së kampeve në lartësitë e bjeshkëve të Tropojës, Çeremit dhe Plavës e Gucisë.

Liqeni i Gjeravicës, Gjeravica, Liqeni Zemer, Bjeshkët e Dobërdolit dhe Çeremit në Tropojë dhe Bajram Curr, kalimi nëpër qafat e shumta (Qafa e Dobërdolit, Qafa e Borës, etj), vendbanimet e lashta të Çeremit, Vuthajve, dhe Kelmendit janë vetëm disa nga pikat e këtij rrugëtimi të veçantë.

Ekspedita do të përcillet dhe do të dokumentohet nga “Columbus”, bashkëpunëtori medial i KAP-it.

Pjesëmarrja është e hapur, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Kohëzgjatja: 4 ditë (07-08-09-10 shtator).

Nisja: E Enjte 07.09.2017/ 04:00.
Kthimi: E Diel 10.09.2017

Për rezervim lajmërohuni në tel: 044 312 744, ose në emailin zyrtar alpineclubprishtina@gmail.com

Afati i fundit: 04.09.2017
Pagesa: 100.00 € për person (Parapagim)

Çfarë duhet të keni me vete: Pasaportën (kopjen e dërgoni më herët), ushqim të lehtë për 3 ditë, çantë shpine, xhaketë, veshje shtesë, këpucë të pështatshme, aksesorë (syze, kapelë, shami, etj), ponqo kundër shiut, etj.

Udhëheqës i Ekspeditës: Nazmi Hasanramaj
Guidat Ndihmës: Qëndrim Sopi, Haki Hasanramaj, Shpëtim Kaliqani Labinot Salihu