Via Dinarica-Ekspeditë në Bjeshkët e Nemuna

Klubi Alpin Prishtina shpall të hapur ftesën për pjesëmarrje në ekspeditën “Via Dinarica”, e cila për katër ditë do të përshkojë shtigjet e lashta të dinarikeve, nëpër bjeshkët perëndimore të Kosovës, ato në verilindje të Shqipërisë dhe nëpër bjeshkët lindore të Malit të Zi.

Pjesëmarrësit, nën organizimin dhe udhëheqjen e k.a.p.  do të njihen me bjeshkët epike të Deçanit, Tropojës, Çeremit, të Plavës, Gucisë, Selces, Tamarës, Hotit dhe Kelmendit. Janë këto malësitë e lashta shqiptare, ku legjendat ndërthuren me natyrën magjepsëse; ku historinë e mbron madhështia e bjeshkëve, dhe ku sot kombinohen shoqërimi me përjetimin e vlerave natyrore dhe kulturore të regjionit. Via Dinarica këtë radhë do të ketë edhe karakterin e trajnimit dhe promovimit të shtigjeve të lashta ballkanike, në konceptin e Organizimit të Kampeve në Lartësi, Leave no Trace, dhe Orientim në Terren (Hartë, Kompas).

Ekspedita është e organizuar me fjetje me tenda të cilat sigurohen nga k.a.p.  duke vënë theksin në karakter të pastër bjeshkatar, ku pjesëmarrësit do të bashkëpunojnë në mbarëvajtjen e ekspeditës (ecje, kamp, zjarr, siguri, orientim). Pjesëmarrësit do ti bartin vetëm gjërat personale, ndërsa transporti i pajisjeve të kampit do të bëhet nga k.a.p.

Ditën e diel kthimi do të bëhet me transport kah Liqeni i Shkodres në fshatin Shirokë, ku do të përfundohet ekspedita me një drekë të përbashkët tradicionale, prej nga do të vazhdojmë për Prishtinë.

Detajet:

Kohëzgjatja: 4 ditë/tre net (06-07-08-09 Shtator).

Të siguruara janë Organizimi, Dokumentacioni Kufitar, Udhëheqja, Fjetja dhe Transporti

Nata e parë: Trekufiri/ Nata e dytë: Bjeshka e Çeremit-Tropojë / Nata e tretë:Vuthaj

Nisja:E Enjte 06.09.2018/ 05:00. (para parkingut të rtv 21)

Kthimi: E Diel 09.09.2018

Pagesa: 150.00 € për person (100.00 € parapagim + kopja e pasaportës)

 

Për rezervim drejtohuni në e-mail: alpineclubprishtina@gmail.com

ose në 044 111 424

Afati i fundit: 03.09.18/12:00

Ekspedita do të gjirohet dhe dokumentohet për nevoja të promovimit

Pjesëmarrja është e hapur por k.a.p. mund të ndërprejë rezervimet nëse plotësohet numri i pjesëmarrësve para afatit

Çfarë duhet të keni me vete: Pasaportën, ushqim të lehtë për 3 ditë, xhaketë, veshje shtesë, këpucë të pështatshme, aksesorë (syze, kapelë, shami, etj).

 

Udhëheqës i Ekspeditës: Nazmi Hasanramaj dhe Guidat e k.a.p.