Vargmali i Tumbës – Vargmali i Sharrit (SUN, FEB 3 AT 7 AM)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare e cila do të zhvillohet këtë të diel, në vargmalin e Tumbës afër Ujit të Groposur, në bjeshkët Jugore të Kosovës. Kjo ecje fillon nga fshati Pllanjan për të vazhduar drejt kurrizores së Tumbës dhe pikës panoramike afër Shpellës së njohur të Ariut.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 03.02.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: 044 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi; dhe nga shpallja e njoftimit, mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia Max: 1584 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Tereni: T2 Natyrë tipike bjeshkatare e veshur me pyje dhe e pasur me ujë
Kohëzgjatja e Ecjes: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 13 km (e përafërt)

Vëmendje:
Kjo bjeshkë është e pasur me ujë dhe kafshë të egra. Gjithashtu është e njohur edhe për minierat e lashta (Peshter dhe Shpella e Ariut).. këtë të fundit do ta vizitojmë. Maja më e lartë nëpër të cilën kalohet është Tumba ndërsa vet vargmali gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit. Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit, me qëllim të rikthimit të satusit të mëparshëm.

Merrni ushqim ditor (sanduiq, fruta, arrorë, etj), ujë kemi rrugës. Ecja është dimërore, prandaj duhet të keni me vete këpucë dimërore, xhaketa, rroba rezervë, si dhe patika rezervë të cilat i lemë në autobus (i përdorim pas kthimit).

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Ekipi i Udhërrëfyesve të K.A.P.

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm,