Vargmali i Bilos dhe Maja e Çerenakut

TX

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim vizitën te Uji i Groposur, si dhe ngjitjen në Vargmalin e Bilos dhe Majën e Çerenakut. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 14.01.2018.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 14.01.2018 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 €

Për pjesëmarrësit me vetura private: 5

Si të Rezervoni:

E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com;

FB: www.facebook.com/KlubiAlpin/

Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp).

E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:0

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia Maksimale: 2043 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Vargmali i Bilos dhe Çerenakut

Tereni: T2. Shteg i hapur rural dhe malor, por ka edhe segmente pa shteg të shënuar.

Kohëzgjatja e Ecjes: 7 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km (e përafërt)

 

Vëmendje:

Uji i Groposur, Maja Bilo dhe Maja e Çerenakut gjenden në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit. Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit, me qëllim të rikthimit të satusit të mëparshëm.

Merrni ushqim ditor (sanduiq, fruta, arrorë, etj), si dhe 2 L ujë. Ecja është dimërore, prandaj duhet të keni me vete këpucë dimërore, xhaketa dhe rroba rezervë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës:  Ekipi i Udhërrëfyesve të K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,