Rudoka e Madhe, Brod

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Masivin Malor të Rudokës së Madhe dhe Çelepinos, në afërsi të fshatit Brod. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, me datën 09.07.2017. Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit, ndërsa rezervimi obligativ.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 09.07.2017 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); Tel: 044 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) . E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut: (T1 dheT2)
Lartësia: 2658 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit; Regjioni Jugor.
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë
Çfarë duhet të merrni: Ushqim ditor dhe ujë, rroba të përshtatshme, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj

Përshkrimi:
Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë-Prizren-Dragash-Brod. Pika e nisjes së marshutës është pranë Hotelit Arxhena, në fshatin piktoresk të Brodit në Dragash. Këtë herë do të përshkohet Lugina e Çelepinos, ku edhe gjendet Burimi (apo Vrella) e Çelepinos, vend i veçantë ky që do të na fresojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Rudokës do të bëhet nga Qafa e Çelepinos, në drejtimin lindor. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi 044 240 517
Ndihmës: Ekipi i K.A.P.

KAP Ju Dëshiron Vikend të Këndshëm