Rrasa e Zogut, Bjeshkët e Nemuna 2305 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së Dielës, e cila do të zhvillohet në jug perëndim të Bjeshkëve të Nemuna, në regjionin e Bjeshkëve të Koshares, Botushës, Brahës dhe Gjeravicës. Caku i ecjes është Maja e Rrasës së Zogut 2305 m/lmd.

Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 30.07.2017 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):

Lartësia: 2305 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna (Rajoni i Bjeshkëve të Koshares)
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm malor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë
Gjatësia e Shtegut: 10 km (një drejtim)
Kërkesa Teknike: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj

Informata shtesë:
Rrasa e Zogut është maje e cila gjendet në jug të Gjeravicës, në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe në verilindje të Shkëlzenit dhe Bjeshkëve të Tropojës. Udhëtimi bëhet me autobus, ndërsa ecja fillon nga Memoriali i Koshares.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm