Rafting në Kanjonin e Lumit Tara, Mali i Zi

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon, dhe Ju fton të merrni pjesë në Turin Dy Ditor në Kanjonin e Lumit Tara, të Malit të Zi; me qëllim të Raftingut Grupor në Lumin Tara, Vizitës së Kanjonit, si dhe lëshimin në ZipLine afër Parkut Nacional të Durmitorit. Ky Tour do të mbahet me datat 06 dhe 07 Maj (E Shtunë, E Diel).

Kanjoni i Tarës është Kanjoni më i gjatë dhe më i thellë në Evropë dhe është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Gjithashtu, thellësia dhe forma e lumit kanë bërë që ky vend të frekuentohet nga mijëra sportdashës, natyralistë, turistë malor, dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Raftingu në pjesën 15 km të Kanjonit është përvojë e paharrueshme; ku kombinohen sporti, adrenalina, por edhe relaksi dhe shoqërimi. Gjithashtu, vizitat në pikat e rëndësisë së veçantë përgjatë Kanjonit, si dhe lëshimi nga ZipLine (ndër më të lartit në Evropë), e rritë përjetimin dhe njohuritë tona mbi sportet malore.

ITINERARI
Nisja:E Shtunë 06.05.2016 ora (06:00) / Kthimi: E Diel 07.05.2017 (22:00)
Vendi i Nisjes: Para Parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus

E Shtunë (06.05.2017)
Grupi do të udhëtojë në drejtim të Shkodrës, ku parashihet një vizitë relaksuese në Shkodër, në Kalanë e Rozafatit. Pastaj do të vazhdojmë kah Hani i Hotit-Podgorice-Nikshiq për të arritur në Šćepan Polje, rreth orës 18:00. Akomodimi bëhet në Fshatin Turistik të Breznes (Etno Selo); ku edhe pushojmë, hahet darka, dhe qëndrohet sipas dëshirës rreth resorit turistik.

E Diel (07.05.2017)
Dita e Raftingut- Zgjimi, Mëngjesi dhe përgatitja për Rafting. Stafi Profesional i Raftingut do të kujdeset për çdo detaj, duke filluar nga Veshjet, Kursi, Drejtimi, etj. Gjatë Raftingut ka vende të mahnitshme ku qëndrohet për të bërë pushim, foto, etj. Pas përfundimit të Raftingut, kthehemi te Resori, ku pastrohemi, ku hahet dreka..dhe pas kafes, vazhdojmë drejt Urës së Durmitorit.

ZipLine-Pas dreke, do të vazhdohet drejt Urës së Durmitorit, ku do të bëhen lëshime individuale në ZipLine; i cili është ndër ZipLine-t më të lartë në Evropë. Kjo aventurë bëhet sipas preferencave individuale, dhe me pagesa vetanake (10 €). Në orët e mbrëmjes, Grupi niset për në Kosovë.

DETAJET E REZERVIMIT
Rezervimi bëhet te Udhëheqësi i Turit, Edmond Vërbovci, në tel: +386 49 700 275 (e-mail: everbovci@gmail.com) dhe
Qëndrim Sopi ne Tel +377 44 240 517 (e-mail alpineclubprishtina@gmail.com)
Pagesa e totale për pjesëmarrje: 85.00 €
Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 20.00 €
Në pagesë përfshihen: Akomodimi në dhoma dy, tre, katër dhe pesë krevatëshe, tri racione ushqim (pijet paguhen extra), pajisjet për rafting, udhëzimet, transporti me 4×4 te pikënisja, raftingu prej 15 km, sigurimi shëndetësor përgjatë raftingut, çdo varkë një kapiten, kthimi mrapa në kamp dhe pastrimi; transporti me autobus Prishtine-Scepan Polje-Prishtine. Gjatë udhëtimit me Autobus në drejtim te Malit të zi do tju shërbejmë me : Ujë, lëngje dhe Kroasant.

Afati i fundit për Rezervim: 05.05.2017 (e Premte).

Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakoheshëm të vendeve në autobus; K.A.P. rezervon të drejtën e ndërprerjes së rezervimit, para datës së lartcekur.

Ftesa vlen për gjithë të interesuarit të cilët e shohin vetën si pjesë të këtij Turi, dhe që duan të provojnë njërin nga sportet më të dashura ujore dhe malore; pra pa dallim, anëtarët e KAP, bjeshkatarë, studentë, qytetarë të huaj, etj.

Udhëheqës i Organizimit:
Edmond Verbovci
Tel: +386 49 700 275
E-mail: everbovci@gmail.com

Qendrim Sopi dhe Haki Hasanramaj
Tel : +377 44 240 517
E-mail alpineclubprishtina@gmail.com