RAFTING NË KANJONIN E LUMIT TARA, MALI I ZI (09.05.2015-10.05.2015)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon, dhe Ju fton të merrni pjesë në Turin Dy Ditor në Kanjonin e Lumit Tara, të Malit të Zi; me qëllim të Raftingut Grupor në Lumin Tara. Ky Tour do të mbahet në vikendin e dytë të muajit Maj (e shtunë, e diel). Kanjoni i Tarës është Kanjoni më i gjatë në Evropë dhe është vend nën mbrojtjen e UNESKOS. Gjithashtu, thellësia dhe forma e lumit kanë bërë që ky vend të frekuentohet nga mijëra sportdashës, natyralistë, turistë malor, etj, nga e gjithë bota.

Raftingu në pjesën 18 km të Kanjonit është përvojë e paharrueshme; ku kombinohen sporti, adrenalina, por edhe relaksi dhe shoqërimi.

ITINERARI:

Nisja:E Shtunë 09.05.2015 ora 06:30 / Kthimi: E Diel 10.05.2015
Vendi i Nisjes: Para Parkingut të RTV 21
E Shtunë (09.05.2015)
Grupi do të udhëtojë në drejtim të Shkodrës, ku parashihet një vizitë relaksuese në Shkodër, ku edhe do të bëhet një pushim dreke. Pastaj do të vazhdojmë kah Hani i Hotit-Podgorice-Nikshiq për të arritur në Šćepan Polje, rreth orës 18:00. Këtu bëhet akomodimi, pushimi, hahet darka, dhe qëndrohet sipas dëshirës rreth resorit turistik.
E Diel (10.05.2015)
Zgjimi, Mëngjesi dhe përgatitja për Rafting. Stafi Profesional i Raftingut do të kujdeset për çdo detaj, duke filluar nga Veshjet, Kursi, Drejtimi, etj. Gjatë Raftingut ka vende të mahnitshme ku qëndrohet për të bërë pushim, foto, etj. Pas përfundimit të Raftingut, kthehemi te Resori, ku hahet dreka, përgatitemi dhe nisemi për në Kosovë.

DETAJET E REZERVIMIT:


Rezervimi bëhet te Udhëheqësi i Turit, Edmond Vërbovci, në tel: 049 700 275 (e-mail: everbovci@gmail.com)
Pagesa e totale për pjesëmarrje: 75.00 €
Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 20.00 €
Në pagesë përfshihen: Akomodimi në dhoma dy, tre, katër dhe pesë krevatëshe, tri racione ushqim (pijet paguhen extra), pajisjet për rafting, udhëzimet, transporti me 4×4 te pikënisja, raftingu prej 18 km, sigurimi shëndetësor përgjatë raftingut, çdo varkë një kapetan, kthimi mrapa në kamp, tushi me ujë të ngroht dhe transporti me autobus Prishtine-Scepan Polje-Prishtine.
Afati i fundit për Rezervim: 30.04.2015.

Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakoheshëm të vendeve në autobus; K.A.P. rezervon të drejtën e ndërprerjes së rezervimit, para datës së lartcekur.

Ftesa vlen për gjithë të interesuarit të cilët e shohin vetën si pjesë të këtij Turi, dhe që duan të provojnë njërin nga sportet më dashura ujore; pra pa dallim, anëtarët e KAP, bjeshkatarë, studentë, qytetarë të huaj, anëtarë të klubeve dhe shoqërive tjera, etj.

Udhëheqës i Organizimit:
Edmond Verbovci
049 700 275

Ekipi Përkrahës i KAP:
Nazmi Hasanramaj
Qëndrim Sopi.