Ngjitje në Majën Guzhbaba 2604 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina, për Nder të 28 Nëntorit, Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Sharrit, me qëllim të pushtimit të Majës Guzhbaba 2604 m/lmd, nga pjesa veriore. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 27.11.2016.

Itinerari i udhëtimit me autobus është, Prishtinë-Ferizaj-Shtëpce

Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 27.11.2016 / ora 07:00 (tubimi në 06:40)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia Max: 2604 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Prizrenit

Ecje e Planifikuar: 7-8 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km

Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke dhe terren i kombinuar

Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare dimërore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Përshkrimi i Aktivitetit:

Kësaj radhe do të ecim nëpër Bjeshkët e Sharrit, në regjionin e Burimit të Lumbardhit të Prizrenit dhe Masivit të Bistrës, Guzhbabës dhe Kojnushës. Kthimi do të bëhet nëpër Prizren, ku mund të bëhet një pushim kafeje në Shadërvan.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,