Ngjitje në Majën Guzhbaba 2604 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina, për Nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Sharrit, me qëllim të pushtimit të Majës Guzhbaba 2604 m/lmd, nga pjesa veriore. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 18.02.2018.

Itinerari i udhëtimit me autobus është, Prishtinë-Ferizaj-Shtërpce

Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 18.02.2018 / ora 07:00 (tubimi në 06:40)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia Max: 2604 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Prizrenit

Ecje e Planifikuar: 7-8 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km

Karakteri i Shtegut: Ecje dimërore

Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare dimërore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Përshkrimi i Aktivitetit:

Kësaj radhe do të ecim nëpër Bjeshkët e Sharrit, në regjionin e Burimit të Lumbardhit të Prizrenit dhe Masivit të Bistrës, Guzhbabës dhe Kojnushës. Kjo maje gjendet në kufirin Kosovë-Maqedoni. Në kthim do të bëhet një pushim kafeje në resorin turistik të prevallës.

Parashikimi i motit:

https://www.yr.no/place/Kosovo/Prizren/Prizren/long.html

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi

Ndihmës: Ekipi i K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,