Ngjitje Bjeshkatare, Maja e Hajles 2403 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, me qëllim ngjitjen në Majën e Hajles në Bjeshkët e Rugovës, afër kufirit me Malin e Zi. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 06.11.2016, ndërsa Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 06.11.2016 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi; dhe nga shpallja e njoftimit, mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):

Lartësia: 2403 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Gryka e Rugovës

Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare

Kohëzgjatja e Ecjes: 6 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km

Pajisjet: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë dimërore, kapelë ose shami dhe dorëza.

Informata shtesë:

Maja e Hajles gjendet në Bjeshkët e Nemuna , në veri-perëndim të Kosovës, dhe i përket regjionit të Komunës së Pejës.  Është maje markante dhe do të pushtohet nëpërmes Bjeshkës të Koshutanit (Jug). Ecja do të zhvillohet nëpër Bjeshkët e Rugovës, ndërsa nga Hajla do kemi mundësi ti shohim bjeshkët e Rozhajës, Andrijevicës, Kollashinit në Veri; si dhe ato të Deçanit në Jug. Në Kthim, do bëhet një pushim kafeje në njërin nga resoret turistike në afërsi.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,