NGJITJE ALPINE NË MAJËN JEZERCE, SHQIPËRI E VERIUT 2694 m/lmd

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina , me datat 14 dhe 15.02.2015 do të organizojë ngjitje të kombinuar alpine, me qëllim pushtimin e Majës Jezerce në Shqipëri, majës më të lartë të Alpeve Dinarike. Kjo ngjitje do të zhvillohet për nder të Shtatë (7) Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Detajet e Shtegut:
Karakteristikat e Majës Jezerce, T6-SAC dhe 6+ UIAA
Pozita Gjeografike: Alpet Dinarike-Lugina e Valbonës 42°26’30”V 19°48’45”L .
Lartësia: 2694 lmd.
Prominenca: 2036 m. Gjatësia: 22 km.
Karakteri i Shtegut: Kushte të plota dimërore.

Vëmendje:


Kjo shpallje ka karakter njoftues dhe nuk është shpallje e hapur për arsye se, një ngjitje e tillë kërkon pajisje alpine, formë të mirë fizike, dhe njohuri për përdorimin e rekuizitave alpine. Pra, pjesëmarrja vlen për Grupin e Mount Blanc, si dhe për persona që janë 100% të kompletuar me pajisje. Kampimi do të bëhet në lartësi të konsiderueshme, ndërsa gjatë ngjitjes do të përdoren litarë, karabina dhe ankerë.

Rreziqet:


Vështirësia fizike dhe teknike
Temperaturat e ulëta
Rrëzimi
Orteku

Pajisjet e Domosdoshme:


Qizme Dimërore (B2-B3)
Veshje komplete për temperatura të ulëta (-20°)
Tenda; Thesi i Fjetjes; Helmeta; Kramponat; Kazma e Akullit
Ushqim për dy ditë.

Rezervimi:


Numri i pjesëmarrësve është shumë i kufizuar për arsye të transportit të limituar dhe rreziqeve gjatë ngjitjes. Për çdo interesim për këtë ngjitje dy-ditore, duhet të thirrni në numrin e tel: 044 312 744.

Udhëheqës i Ngjitjes: Nazmi Hasanramaj
Alpinistët e Grupit Teknik të Sigurisë: Qëndrim Sopi dhe Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron ngjitje, dhe kthim të suksesshëm gjithë Alpinistëve të këtij Grupi..