Nga sot mund të çikloni nga Parku i Germisë në Liqenin e Badocit

Të gjithë adhuruesit e natyrës, sportit e alpinizmit prej sot do të kenë mundësinë të ecin, vrapojnë e çiklojnë nëpër shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjëve e Liqenin e Badocit.

Revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 km gjatësi është bërë në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI, të cilët i falenderojmë shumë.

Parku i Gërmisë me 1949 hektarë, ka florë 🌲🌳 e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje 🚶🚶në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka.

#parkugermia #prishtina

Financuar nga:
Austrian Development Agency

Përkrahur nga:
#RuralEconomicSustainabilityInitiative
CARE International Balkans
CARE Österreich

Implementuar nga:
Klubi Alpin Prishtina
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Parqeve
Ndërmarrja Publike “Hortikultura”
Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves