Mali i Veles, Lezhë

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e së Dielës, e që do të zhvillohet në Malin e Velës afër Lezhës.  Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 08.04.2018 ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit. Moti është shumë i përshtatshëm, me temperatura deri në +24 gradë   https://www.yr.no/place/Albania/Lezhë/Rubik/long.html

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 08.04.2018 / ora 06:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 15 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin

Detajet e Shtegut:

Lartësia: 1170 m/lmd

Vendndodhja: Vargmali i Velës, Lezhë

Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm dhe terren i hapur; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare

Kohëzgjatja e Ecjes: 7 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 18 km

Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë, këpucë të përshtashme, rroba rezervë, kapelë verore ose shami, krem për mbrojtje nga dielli.. etj

 

Informata shtesë:

Megjithëse jo shume i lartë, vendodhja e këtij vargmali e ka theksuar rëndësinë historike të këtij rajoni. Shtrihet në të majtë te qytetit te Lezhës. Ngjitja fillon gati nga niveli i detit, dhe ka gati 1200-1300m disnivel. Jane 2 maja kryesore te lidhura nga nje kurriz i gjate, Maja e Veles, dhe Maja e Zojes se Veles. Kurrizi i vargmalit ofron pamje drejt Fushës së Gjadrit dhe segmentit të fundit të lumit Drin përpara derdhjes në det. Gjithashtu, shihen qartë edhe mali i Barbullushit dhe mali i Rencës. Në mes tyre, në fushën e Torovices, kalonte rruga e vjeter Tirane-Shkoder.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Andel Trebicka dhe Qëndrim Sopi

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,