Maja Jezerce 2694 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina , ditën e diel organizon ngjitje të kombinuar bjeshkatare në Shqipërinë e Veriut, me qëllim pushtimin e Majës Jezerce, majës më të lartë të Alpeve Dinarike. Kjo ngjitje ka karakter bjeshkatar dhe alpin, ndërsa pjesëmarrja është hapur për gjithë ata që dëshirojnë ta ngjesin këtë maje dhe ti shijojnë pamjet e jashtëzakonshme të masivit të jezercës.

Detajet e Organizimit:
Nisja: e Diel, 24.09.2017 / ora 24:00 (mesnatë)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 15 € (për person)
Çmimi është i njejtë edhe për ata që na bashkohen me vetura private

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut:
Karakteristikat e Majës Jezerce, T3-T4-SAC
Pozita Gjeografike: Alpet Dinarike-Lugina e Valbonës 42°26’30”V 19°48’45”L .
Lartësia: 2694 lmd.
Prominenca: 2036 m. Gjatësia: 20 km.
Karakteri i Shtegut: Shteg i kombinuar alpin dhe shkëmbor

Vëmendje:
Meqenëse nisja bëhet në mesnatë, pjesëmarrësit duhet të kenë ushqim me vete, ndërsa ujë kemi rrugës gjatë ngjitjes. Maja Jezerce është maja më e lartë e Alpeve Dinarike dhe konsiderohet mbretëreshë e alpeve shqiptare. Grupi rreth orës 03:30 do të jetë në pikënisje, ndërsa rreth orës 04:00 nisemi drejt majes.

Udhërrëfyesit: Qëndrim Sopi, Haki Hasanramaj
Ekipi Përkrahës: Shpëtim Kaliqani, Nazmi Hasanramaj

KAP- Ju dëshiron ngjitje të suksesshme