Maja e Pikëllimës, Ecje Bjeshkatare, 2393 m/lmd (Bjeshkët e Sharrit)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare, me qëllim, pushtimin e Majës së Pikëllimës në Bjeshkët e Koritnikut. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 24.07.2016. Koha do të jetë e kthjellët dhe me temp deri në 30 g.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 24.07.2016 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus; mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2393 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, pjesa jug-perëndimore
Tereni: T2. Shteg i dukshëm, terren i hapur/livadhor
Kohëzgjatja e Ecjes: 9 orë

Përshkrimi:

Maja e Pikëllimës gjendet në pjesën Jugore të Kosovës, në koordinatat 42° 05′ 00″ V 20° 34′ 00″ L, 25 km në Jug të Prizrenit, apo më saktësisht në regjionin e fshatrave Brezne, Rapçe, Pllav dhe Kërsteç, të Komunës së Dragashit.
Kjo maje është shumë e rëndësishme për komunitetin bjeshkatar, për shkak të pozitës së veçantë gjeografike. Në Jug-Perëndim të saj gjendet Gjallica e Kukësit, në Perëndim gjenden Liqeni i Kukësit si dhe Maja e Pashtrikut. Vet maja ka pamje dhe reliev shumë piktoresk dhe nuk ka thyerje të mëdha që e pengojnë ecjen. Pra, është shumë e përshtatshme për ata që duan të arrijnë këtë lartësi, pa ndonjë impenjim të madh, por edhe për ata që e duan fotografinë apo e kanë hobi studimin e florës, faunës dhe gjeografisë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj (044 312 744)
Ndihmës: Ekipa e K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,