Maja e Pashtrikut 1986 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së Dielës, që do të zhvillohet në Bjeshkët e Pashtrikut, në Jug të Kosovës. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 11.12.2016.  Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 11.12.2016 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 €

Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €

Si të Rezervoni:

E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com / Tel: + 377 44 312 744 (sms, Viber, WhatsApp)

E dërgoni Emrin-at / Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00

Detajet e Shtegut (T2):

Pika më e lartë: 1986 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët Jugore të Kosovës (afër Prizrenit)

Tereni: T2  Shteg malor dhe bjeshkatar; terren alpin dhe i sigurt për ecje.

Koha e Ecjes: Gjithsej: 8 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km

Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë dimërore, ndërresa rezervë, etj.

Informata shtesë:

Maja e Pashtrikut gjendet në Jug të territorit të Kosovës, ndërsa pozita e veçantë gjeografike bën që, nga kjo maje të shihet një pjesë e madhe e luginës së Drinit, Kukësi, si dhe pjesët veriore të Gjallicës dhe Majës së Pikëllimës, etj.

Moti është shumë i përshtatshëm, me temperatura deri në 12°,  dhe pa erë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës:  Qëndrim Sopi; Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,