Maja e Lubotenit 2498 m/lmd

sharr

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen dimërore, me qëllim, pushtimin e Majës së Lubotenit. Pjesëmarrja është e hapur, ndërsa nga pjesëmarrësit kërkohet që të rezervojnë me kohë dhe të jenë të përgatitur me veshmbathje dimërore.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 15.01.2017 / ora 05:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje:

Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)

Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T3):

Lartësia: 2498 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit

Koordinatat gjeografike: 42°12′ 24” V    21°07′ 10” L

Tereni: T3. Kushte dimërore; pjerrësira të rrëshqitshme; temperatura të ulëta

Kohëzgjatja e Ecjes: 10-11 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 20 km

Vëmendje:

Kjo ftesë vlenë për gjithë ata entuziastë të natyrës dhe sportit, që duan të sfidohen në ngjitje dimërore; por edhe për ata që duan ta përsosin teknikën e ngjitjes grupore në dimër, e ku ka përdorim të rekuizitave dhe standardeve alpine. Gjithashtu, duhet ta theksojmë se, veshmbathja adekuate është element thelbësor për ngjitje të suksesshme. Pjesëmarrësit duhet të kenë qizme të thella dimërore, gete, xhaketë adekuate, kapelë dimërore, shami dhe dorëza të trasha. Ata që kanë rekuizita dimërore, duhet ti marin me vete (krampona, kazma e borës, shkopinjtë e skijimit, syze mbrojtëse, drita, ndihma e parë, etj).

Udhëheqës i Ngjitjes: Qëndrim Sopi

Grupi Ndihmës: Haki Hasanramaj, Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,