MAJA E KORABIT 2764 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së dielës, që do të zhvillohet në masivin e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në territorin Shqipërisë (Radomirë). Kjo ecje do të zhvillohet me datën 05.09.2018, ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit. Caku i grupit është ngjitja në Majën e Korabit nga territori i Shqipërisë.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 05.08.2018 / ora 05:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 20 €

Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 15 €

Si të Rezervoni:

E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com / Tel:+ 377 44 240 517 (sms, Viber, fb)

E dërgoni Emrin-at /Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Afati i Fundit për Rezervim: E Premte 12:00

Detajet e Shtegut (T2):

Pika më e lartë: 2764 m/lmd

Vendndodhja: Parku Natyror Korab-Koritnik (Radomirë-Peshkopi)

Tereni: T2, shteg bjeshkatar

Koha e Ecjes: Gjithsej: 8 orë

Kërkesa: Merrni ushqim ditor (ujë kemi rrugës), këpucë të përshtatshme, xhaketë të lehtë,syze mbrojtëse, ndërresa rezervë…  preferohen edhe patika/sandale rezervë të cilat i leni në autobus, për udhëtim.

Informata shtesë:

Maja e Korabit është maja më e lartë e Shqipërisë dhe e Maqedonisë (njëkohësisht)  dhe renditet e 4-ta me lartësi në Ballkan.  Gjendet në koordinatat gjeografike 41°47′28″N 20°32′52″E 41°47′28″N 20°32′52″E  dhe përfaqëson vlera të pallogaritshme natyrore dhe gjeografike. Udhëtimi do të bëhet nëpërmes regjionit të Kukësit dhe Peshkopisë, ku kei rastin të shijojmë pamjet mahnitëse të këtij regjioni.

Moti:

https://www.yr.no/place/Albania/Dib%C3%ABr/Radomir%C3%AB/long.html

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi

Ndihmës: Ekipi i k.a.p.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,