Maja e Konjushës, Bjeshkët e Sharrit (03.11.2019)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës në Bjeshkët e Sharrit, e që ka për qëllim ngjitjen në Majën e Konjushës 2571 m/lmd. Kjo ecje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 03.11.2019.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 03.11.2019 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €.
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 383 44 240 517 (SMS, Viber). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia: 2571 m/lmd
Amplituda: min1500 m; max 2571 m
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Prizrenit
Koordinatat gjeografike: 42° 08′ 15” V 20° 56′ 34” L
Relievi: Terren Alpin, Lugina Ujëmbledhëse, Shtigje Bjeshke
Kohëzgjatja e Ecjes: 7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 15 km (në të dy drejtimet)
Karakteri i Shtegut: I Mesëm (T2)
Kërkesa: Përgatitje për ecje nëpër borë; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë për kohë të ftohtë, shami-kapelë, çorapë dhe ndërresa rezervë.

Përshkrimi:
Maja e Konjushës gjendet në Bjeshkët e Sharrit, në pjesën Jugore të Kosovës, ndërsa vet maja shënon kufirin Kosovë-Maqedoni. Terreni është i hapur ndërsa një pjesë e shtegut kalon pikërisht në kurrizin e Sharrit. Nga kurrizi mund të shihet, pothuajse, gjithë pjesa veri-perëndimore e Maqedonisë. Liqeni i Konjushës do të vizitohet gjatë kthimit. Itinerari i transportit është Prishtinë-Ferizaj-Prevallë.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm,