Maja e Gjeravicës, 2656 M/LMD

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në Ngjitjen Bjeshkatare të së dielës, me qëllim, pushtimin e majës më të lartë në Kosovë, Majës së Gjeravicës. Gjatë ngjitjes, do të vizitohet edhe Liqeni i Madh i Gjeravicës, Bjeshkët e Junikut, si dhe Qafa e Gusanit. Rrugëtimi është i organizuar me Autobus deri në Junik, si dhe me Vetura Terreni nga Juniku në Bjeshkët e Junikut (Gropa e Junikut), prej ku edhe fillon ngjitja. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 16.07.2017.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 16.07.2014 / ora 06:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Participimi: 25 € (për person)
Lloji i Transportit: Autobus (Prishtinë-Junik), dhe Vetura Terreni (Junik-Bjeshka e Junikut)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: 044 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut: (T2-e lehtë/e mesme)
Lartësia Max: 2656 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Junikut
Ecje e Planifikuar: 7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke, Livadhe Alpine dhe Terren Alpin
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde bjeshkatare, xhaketa rezervë, ushqim rezervë, mbrojtje kundër diellit .

Përshkrimi i Aktivitetit:
Aktiviteti i ditës së diel ka të bëjë me pushtimin e Majës më të lartë në Kosovë, Majës së Gjeravicës. Shtegu i ecjes do të kalojë në disa zona të karakterit të veçantë, me shtigje të lashta bjeshke, liqene akullnajore, kullosa alpine, si dhe rrëke të pastra. Vet pamja nga Gjeravica është tregues i pozitës së jashtëzakonshme të kësaj maje; nga kjo pikë mund të shihen pothuajse të gjitha vargmalet shqiptare, që nga Malësia e Madhe, Zhaboret e Veriut, Radohima, Bjeshkët Perëndimore, etj. Transporti nga Prishtina në Junik bëhet me Autobus, ndërsa nga Juniku në drejtim të Bjeshkës së Junikut, bëhet me Vetura Terreni; të gjitha janë të organizuara nga K.A.P. Në kthim, planifikohet një vizitë çlodhëse në Resorin e Gjeravicës në 1800 m.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm