Maja e Gjeravicës 2656 m/lmd (Ngjitje Dyditore)

Gjeravica PICTURE

Të Nderuar Miq dhe adhurues të bjeshkës,

Klubi Alpin Prishtina do të zhvillojë Ekspeditë Dy Ditore në Bjeshkët e Nemuna; me qëllim të pushtimit të Majës së Gjeravicës.

Ekspedita do të zhvillohet këtë vikend (E shtunë dhe e Diel); fjetja do të bëhet në Bujtinën Gjeravica 1800 m/lmd, në thasë fjetjeje, ndërsa ngrohja është me kaminë. Gjithë ata që duan të marrin pjesë, duhet të rezervojnë paraprakisht brenda afatit, për shkak të numrit të kufizuar.

Ata që rezervojnë, dhe e marrin konfirmimin, duhet ta kenë thesin e fjetjes me vete, si dhe ushqim të mjaftueshëm për një ditë. Të dielën, afër majes, ecja do të bëhet edhe me Litar dhe Krampona, prandaj ata që kanë le ti marin me vete.

E Shtunë: Ecja do të fillojë nga Juniku drejt Gropës së Erenikut, për të arritur në Bujtinë, ku bashkarisht do të përgatitet darka dhe do të përgatitet vendi për fjetje.

E Diel: Pas mëngjesit, do të marshohet drejt Majës së Gjeravicës, ndërsa pasdite fillon kthimi prapa në Junik.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Shtunë, 28.01.2017 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 25 €  (parapagim)

Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00,

Mënyra e Lajmërimit: E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com/ ose Telefon: 044 312 744 (viber ose sms)

Përshkrimi i Aktivitetit:

Qëllimi i kësaj Ekspedite Dimërore është qasja në bukuritë mahnitëse të masivit të Gjeravicës në dimër. Komponentat tjera janë edhe Trajnimi, Skijimi i Lirë (për ata që duan), Relaksimi me Miq, si dhe shkëmbimi i përvojave.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj

Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,