Maja e Gjeravicës, 2656 m/lmd, 04.09.2016

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në Ngjitjen Bjeshkatare të së dielës, me qëllim, pushtimin e majës më të lartë në Kosovë, Majës së Gjeravicës. Gjatë ngjitjes, do të vizitohet edhe Liqeni i Madh i Gjeravicës, Bjeshkët e Junikut, si dhe Qafa e Gusanit. Rrugëtimi është i organizuar me Autobus deri në Junik, si dhe me Vetura Terreni nga Juniku në Bjeshkët e Junikut, prej ku edhe fillon ngjitja. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 04.09.2015

Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 04.09.2016 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus (Prishtinë-Junik), dhe Vetura Terreni (Junik-Bjeshka e Junikut)

Participimi për pjesëmarrje: 20 €

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,

Mënyra e Lajmërimit: E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com/ ose Telefon: (viber ose sms): 044 111 424.

Detajet e Shtegut: (T2-e lehtë/e mesme)

Lartësia Max: 2656 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Junikut

Ecje e Planifikuar: 7 orë

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km

Karakteri i Shtegut: Shtigje Bjeshke, Livadhe Alpine dhe Terren Alpin

Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

E rëndësishme: veshje standarde bjeshkatare, xhaketa rezervë, ushqim dhe ujë ditor.

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel ka të bëjë me pushtimin e Majës më të lartë në Kosovë, Majës së Gjeravicës. Shtegu i ecjes do të kalojë në disa zona të karakterit të veçantë, me shtigje të lashta bjeshke, liqene akullnajore, kullosa alpine, si dhe rrëke të pastra. Vet pamja nga Gjeravica është tregues i pozitës së jashtëzakonshme të kësaj maje; nga kjo pikë mund të shihen pothuajse të gjitha vargmalet shqiptare, që nga Malësia e Madhe, Zhaboret e Veriut, Radohima, Bjeshkët Perëndimore, etj. Transporti nga Prishtina në Junik bëhet me Autobus, ndërsa nga Juniku në drejtim të Bjeshkës së Junikut, bëhet me Vetura Terreni; të gjitha janë të organizuara nga K.A.P. Në kthim, planifikohet një vizitë çlodhëse në Resorin e Junikut.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë dhe sipas përshkrimit në këtë ftesë.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj dhe Qëndrim Sopi

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,