Klubi Alpin Prishtina nënshkruan marrëveshje partneriteti me Be Consulted

Komunikatë
(25 Maj, 2018) – KAP ka kënaqesinë të ju njoftoj se, ka arritur marrëveshje partneriteti me Be Consulted, për të organizuar sesione informuese rreth benefitit të certifikimeve të individeve dhe kompanive me ISO Standarde. Gjithashtu, promovimin e resurseve natyrore dhe etnologjike të vendit tonë.
Nazmi Hasanramaj, Klubi Alpin Prishtina
Bashkëpunimi me Be Consulted në organizimin dhe zbatimin e trajnimeve për ISO Standarde, duke përfshirë edhe komponentën e trajnimit dhe informimit bazik rreth natyrës dhe aktiviteteve në bjeshkë, paraqet risi dhe shërbim të veçantë për gjithë personat dhe subjektet që duan të rrisin kualitetin e shërbimeve të tyre bazuar në rekomandimet e ISO standardeve, dhe njëkohësisht të marrin njohuri bazike rreth aktiviteteve në natyrë dhe resurseve turistike të vendit . Kjo metodë e trajnimit të kombinuar ka edhe vlerën e kontaktit me natyrën, marrjen e njohurive të reja rreth resurseve turistike të vendit, si dhe relaksim në ambientin e shëndetshëm të vendeve të rëndësisë së veçantë natyrore dhe etnologjike.
Driton S. Bejtullahu, Be Consulted
Me këtë bashkëpunim, ne do tu ofrojmë të gjithë të interesuarve mundësinë që të ndjekin trajnime profesionalë në natyrë, duke u larguar nga ambientet e mbyllura ku ata kalojnë një pjesë të madhe të kohes. Be Consulted ka për qëllim që nëpërmjet rritjeve të kapaciteteve të sektorit publik dhe privat në Kosovë, buxhetin e trajnimeve të këtyre institucioneve ta drejtoj në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe promovimin e Kosovës.
Rreth Be Consulted
Be Consulted është kompani konsulente e cila ju ofron organizatave lokale dhe internacionale një gamë të gjerë shërbimesh. Ne ofrojmë përkrahje për klientet tanë në rritjen e performances së biznesit të tyre duke implementuar infrastrukture menagjuese në bazë të praktikave më të mira. Qasja jonë është që të shkrijmë eksperiencen tonë në përmirësimin e proceseve ditore.
Be Consulted është partner i PECB Europe për ofrimin e trajnimeve të skemave të ndryshme të ISO standardeve. Gjithashtu, eksperienca e stafit tonë në industri të ndryshme, ofron një cilesi të nivelit ndërkombëtare dhe të gjitha trajnimet që ne i ofrojne janë te bazuara në te ardhmën e punës (The Future of Work). Për informata të detajuara rreth Be Consulted, ju lutem vizitoni faqen e internetit www.bconsulted.al .
Lokcionet e përzgjedhura:
Këto sesione do të organizohen në natyrë, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni me kohë