Kanjoni i Tarës, Mali i Zi

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina organizon, dhe Ju fton të merrni pjesë në Turin Dy Ditor në Kanjonin e Lumit Tara në Mal të Zi; me qëllim të Raftingut Grupor në rrjedhën e sipërme të Lumit Tara, Vizitës së Kanjonit më të thellë në evropë, si dhe lëshimin në ZipLine afër Parkut Nacional të Durmitorit. Kjo ngjarje do të mbahet  me datat 28 dhe 29 Prill (e Shtunë, E Diel).

Kanjoni i Tarës është kanjoni më i gjatë dhe më i thellë në Evropë dhe është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Gjithashtu, thellësia dhe forma e lumit kanë bërë që ky vend të frekuentohet nga mijëra sportdashës, natyralistë, turistë malor, dhe vizitorë nga e gjithë bota

Raftingu në pjesën 13 km të kanjonit është përvojë e paharrueshme; ku kombinohen sporti, adrenalina, por edhe relaksi dhe shoqërimi. Gjithashtu, vizitat në pikat e rëndësisë së veçantë përgjatë Kanjonit, si dhe lëshimi nga ZipLine (opsionale), e rritë përjetimin dhe njohuritë tona mbi sportet malore.

 

Nisja:E Shtunë 28.04.2018 ora (05:00) /

Kthimi: E Diel 29.04.2018 (22:00).. kthimi bëhet kah Kullë

Vendi i Nisjes: Para Parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Autobus

E Shtunë (28.04.2018)

Grupi do të udhëtojë në drejtim të Shkodrës, ku do të bëhet një pushim kafeje në Shirokë, afër grykëderdhjes së Liqenit të Shkodrës. Pastaj do të vazhdojmë kah Hani i Hotit-Podgorice-Nikshiq për të arritur në Šćepan Polje, rreth orës 18:00. Akomodimi bëhet në Fshatin Turistik të Breznes në shtëpiza/dhoma të kombinuara; ku edhe pushojmë dhe darkojmë. Pas darke do të vazhdojë qëndrimi dhe zbavitja në kamp.

 

E Diel (29.04.2018)

Dita e Raftingut– Zgjimi, Mëngjesi dhe përgatitja për Rafting. Stafi Profesional i Raftingut do të kujdeset për çdo detaj, duke filluar nga Veshjet, Kursi, Drejtimi, etj. Gjatë Raftingut ka vende të mahnitshme ku qëndrohet për të bërë pushim, foto, etj.  Pas përfundimit të Raftingut, kthehemi te Resori, ku pastrohemi, ku hahet dreka dhe pas kafes, vazhdojmë drejt Urës së Durmitorit

ZipLine dhe Kanjoni-Pas dreke, do të vazhdohet drejt Urës së Durmitorit, ku do të bëhen lëshime individuale në ZipLine; i cili është ndër ZipLine-t më të lartë në Evropë. Kjo aventurë bëhet sipas preferencave individuale, dhe me pagesa vetanake (10 €). Në orët e mbrëmjes, Grupi niset për në Kosovë.

Detajet e Rezervimit:

Rezervimi bëhet te, Edmond Vërbovci, në tel: 049 700 275 (e-mail: everbovci@gmail.com)

Pagesa e totale për pjesëmarrje: 85.00 €

Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 20.00 €

Në pagesë përfshihen: Akomodimi në dhoma  dy, tre, katër dhe pesë krevatëshe, tri racione ushqim (pijet paguhen extra), pajisjet për rafting, udhëzimet, transporti me 4×4 te pikënisja, raftingu prej 15 km, sigurimi shëndetësor përgjatë raftingut, çdo varkë një kapiten, kthimi mrapa në kamp dhe pastrimi; transporti me autobus Prishtine-Scepan Polje-Prishtine.

 

Informacione mbi Motin: Duke u bazuar në burime të ndryshme sinoptike; në ditët e Raftingut dhe qëndrimit në Tara, temperaturat do të jenë të qëndrueshme dhe të përshtatshme.

 

Merrni me vete Letërnjoftimet Biometrike; si dhe kostumet e larjes (plazhit

Afati i fundit për rezervim: 27.04.2018 (e Premte).

 

 

Udhëheqës i Organizimit:

Edmond Verbovci

Tel: 049 700 275

E-mail: everbovci@gmail.com

Ekipi Përkrahës i KAP

Nazmi Hasanramaj

Qëndrim Sopi

Haki Hasanramaj