ISO NË NATYRË

A jeni gati të bëni ndryshime duke u relaksuar në natyrë?

Shijoni trajnimet zbavitëse dhe frymëzohuni duke diskutuar për benefitet e certifikimeve me ISO, bazuar në rekomandimet e fundit nga lidershipi botëror dhe principet e menaxhimit.

Ju ftojmë që ju të kaloni dy ditë fantastike duke ju ndihmuar që të bëheni menaxherë më të mirë bazuar në qasjen e “E ardhmja e punës“ (Future of Work)

Detajet e eventit:

  • Lokacioni i Eventit: Parku Kombëtari Valbonës (Shqipëri e Veriut)
  • Nisja: 04 Gusht/e shtunë /07:00
  • Kthimi: 05 Gusht/e diel/21:00
  • Pika e nisjes/kthimit: Parkingu përballë RTV 21
  • Çmimi per person: 95 €
  • Përshkrimi i eventit:

Dita 1:

Udhëtimi do të përshkojë qytetin e Bajram Currit dhe Luginën e Valbonës për tu akomoduar në Bujtinë të Valbonës, ku shtrohet dreka tradicionale. Deri në darkë do të ketë prezantim dhe trajnim për ISO Standardet. Darkë dhe kohë e lirë. Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë për fitimet e zbatimit të standardeve ISO në organizatat që ata punojnë dhe procesin e certifikimit në përgjithësi.

Dita 2:

Dita e dytë është e rezervuar për trajnimin në njohjen e praktikave më të mira në zhvillimin e aktiviteteve rekreative dhe shëndetësore në natyrë, duke përfshirë ecjen rekreative, sigurinë, kampimin, komunikimin, orientimin (hartë-kompas-gps); si dhe komponentën “Mos le gjurme” ku pjesëmarrësit do marrin njohuri bazike për praktikat më të mira për mbrojtjen e ambientit.

Këtë ditë do të bëhet edhe një udhëtim i shkurtër deri në fshatin Rragam të Malësisë së Gjakovës, ku do të njihemi për së afërmi me natyrën dhe mënyrën e jetesës së malësorve në të kaluarën. Gjatë këtyre sesioneve dy ditore, pjesëmarresit do të mund të kuptojnë për benefitet e implementimit të ISO standardeve në organizatat ku ata punojnë dhe procesin e certifikimit. Vet trajnimi është një natyre të veçantë, dhe përbën risi në fushën e trajnimevepër ISO, pikërisht për shkak të ndërthurjes së trajnimit me natyrën dhe komponentat e pushimit, vizitës dhe relaksimit.

Trajnimi mbahet në gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Këto trajnime janë të dedikuara për menaxhmentin e mesëm, pozitat ekzekutive, liderët e organizatave të ndryshme, dhe individëve që dëshirojnë ta rrisin ekspertizën e tyre profesionale përfshirë përgjegjësine sociale dhe mbrojten e mjedisit.

Në çmim përfshihen akomodimi, ushqimi (1 mengjes, 2 dreka, 1 darke) dhe transporti. Për kërkesat speciale rreth akomodimit, ushqimit dhe shërbime tjera shtesë, pjesëmarresit duhet të paguajnë para se rezervimi të bëhet nga organizatori.

 

Regjistrohunitani duke dërguar informatat tuaja bazike (Emri, Mbiemri) në e-mail adresen: contact@bconsulted.al