Inagurimi i Shtegut të Arinjve në Gërmi

Inagurimi i Shtegut të Arinjve në Gërmi

Shtegu i cili e lidh Parkun e Gërmisë me Strehimoren e Arinjve dhe Liqenin e Badovcit

Në bashkëpunim me partnerët dhe përfaqësuesit e organizatave sportive në Prishtinë, ju ftojmë të na bashkoheni në hapjen promovuese të Shtegut të Arinjve (5.6 km), tubim i cili do të mbahet këtë të premte, me 22 Nëntor prej ores 10:00, në Qendrën Rekreative të Gërmisë.

Pas tubimit promovues, është planifikuar një tour me biçikleta deri në Liqenin e Badovcit.

Shtegu është komponentë e rëndësishme e planit për zhvillimin e Parkut të Gërmisë në veçanti, dhe Zonës Turistike të Gollakut, gjithnjë në koordinim me organet kompetente të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Financuar nga:
Austrian Development Agency

Përkrahur nga:
#RuralEconomicSustainabilityInitiative
CARE International Balkans
CARE Österreich

Implementuar nga:
Klubi Alpin Prishtina
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Parqeve
Ndërmarrja Publike “Hortikultura”
Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves