Guri i Kuq, Rugovë (15.09.2019)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën e liqeneve të Kuqishtës dhe Drelajve, si dhe pushtimin e Majës së Gurit të Kuq, nga drejtimi i Lugut të Shkodrës. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 15.09.2019

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 15.09.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 383 44 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):

Lartësia: 2522 m/lmd
Disniveli: min1450 m; max 2522 m ( ↑1108 – ↓ 1113 m)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 39′ 47” V 20° 08′ 03” L
Ecje e Planifikuar: 8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 19 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, Terren i hapur me ngjitje të theksuar.
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë / veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve të lehta, por edhe për bjeshkatarët që duan të sfidohen me ngjitje. Shtegu i ecjes do të kalojë breg dy liqeneve, duke kaluar më pas nëpër Lugun e Shkodrës, vend ky i lidhur ngushtë me historinë e Dukagjinit. Nga Lugu i Shkodrës, do të fillojë ngjitja drejt Gurit të Kuq, por kjo vlen vetëm për ata që dëshirojnë dhe mund t’ia dalin. Këtë radhë, Majës së Gurit të Kuq do ti ngjitemi nga ana perëndimore.

Masivi i Gurit të Kuq paraqet bjeshkë atraktive dhe ka pozitë të favorshme, sepse nga ajo pjesë mund të shihen pjesë të konsiderueshme të Bjeshkëve të Nemuna, duke përfshirë faqen veriore të Rugovës, jugun e Masivit të Gjeravicës, Kreshtat e Sylbicës së Tropojës, si dhe Bjeshkët Lindore të Malit të Zi. Një pushim kafeje do të bëhet në Lokalet Hoteliere të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,