Ftesë për Vullnetarë (23.11.2019)

Sektori i Përgjegjësise Sociale i Klubit Alpin Prishtina, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, me Iniciativën e Pavarur për të Verbër, si dhe me përkrahësit e sektorit privat; organizon vizitë dhe ecje në Junik me Personat e Verbër. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e shtunë, me datën 23.11.2019.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të idesë së përafrimit të kategorive të veçanta, duke i lidhur njerëzit me natyrën, si dhe duke i përfshirë këto kategori në aktivitete sociale dhe ecje malore. Vetëdijësimi për rëndësinë e ofrimit të mundësive gjithëpërfshirëse dhe rrugëtimeve të përbashkëta në mes adhuruesve të natyrës dhe grupeve sic janë personat e verbër, është një nga qëllimet.

Ftohen vullnetarë për të na ndihmuar dhe shoqëruar në këtë aktivitet.

Të gjithë të interesuarit mund të lajmrohen në tel: 049 505 990 te Dea Durmishi

Transporti dhe ushqimi janë të siguruara.