Ftesë Për Vikend Në Rugovë – Liqeni I Kuqishtes dhe i Drelajve

Image may contain: mountain, sky, tree, outdoor, nature and water

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen malore në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën e Liqejve të Kuqishtës dhe Drelajve. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 09.04.2017.
Pjesëmarrja është e hapur; pra mund të marrë pjesë çdo person, vetëm duhet të rezervoni me kohë.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 09.04.2017 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Për ata qe vijne me Vetura 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: E-Mail:alpineclubprishtina@gmail.com Tel: + 377 44 240 517 (SMS, Viber, Whatsapp)

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia: 1859 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Rugovë, Komuna e Pejës
Ecje e Planifikuar: 6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 11 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, Terren i hapur.
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë, shami-kapelë dhe krem mbrojtës, çorapë dhe ndërresa rezervë, atlete ose sandale opsionale (për autobus).

Përshkrimi i Aktivitetit:
Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet i përshtatshëm për gjithë adhuruesit e natyrës, dashamirët e ecjeve të lehta, por edhe për ata që duan ta kalojnë një vikend në natyrë. Shtegu i ecjes do të kalojë breg dy liqeneve të njohura në atë trevë.
Masivi i Gurit të Kuq paraqet bjeshkë atraktive dhe ka pozitë të favorshme, sepse nga ajo pjesë mund të shihen pjesë të konsiderueshme të Bjeshkëve të Nemuna, duke përfshirë faqen veriore të Rugovës. Afër Liqeneve do të bëhet pushim, relaksim, foto dhe do të hahet dreka. Një pushim kafeje do të bëhet në Lokalet Hoteliere të Rugovës gjatë kthimit.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj dhe Qëndrim Sopi
Ndihmës : Shpëtim Kaliqani