FTESË PËR VIKEND EKSKURSIONIST NË SHTUPEQ DHE MASIVIN E VOLLUJAKËS (E DIEL 15.06.2014)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në vikendin ekskursionist në Bjeshkët e Nemuna, me qëllim, vizitën në Shtupeq të Vogël, Masivin e Vollujakës, si dhe pushtimin e Majës së Hasanit, nga drejtimi i Grykës së Rugovës. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 15.06.2014.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 15.06.2014 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T2):

Lartësia: 2014 m/lmd
Amplituda: min730 m; max 2014 m (1294 m ↑↓)
Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna, Komuna e Pejës
Koordinatat gjeografike: 42° 41′ 23” V 20° 13′ 33” L
Ecje e Planifikuar: 6-7 orë
Karakteri i Shtegut: Rrugë Fshati; Shtigje bjeshke, Livadhe Alpine..Terren i hapur.
Kërkesa: Veshmbathje të lehta; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: veshje standarde dhe xhaketë të lehtë.

Përshkrimi i Aktivitetit:

Aktiviteti i ditës së diel është aktivitet relaksues dhe ekskursionist në natyrë pranverore; i kombinuar me ecje dhe pushime në pika piktoreske të masivit të Vollujakës. Gjithashtu, është i përshtatshëm edhe për fëmijë të moshës 10-15 vjeç (të shoqëruar nga prindërit). Një pjesë e grupit të së dielës do të pushtojë Majën e Hasanit, për tu kthyer më pas në Luginën e Shtupeqit të Vogël. Maja e Hasanit është pika më e lartë e masivit të Bjeshkëve të Shtupeqit, nga ku mund të vërehet Rrafshi i Dukagjinit. Gjithashtu, nga kjo pikë, mund të krijohet ideja e qartë e gjithë masivit të Bjeshkëve të Rugovës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.