FTESË PËR NGJITJE DIMËRORE – MAJA E LUBOTENIT 2498 m/lmd (E DIEL 18.01.2015)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen dimërore, me qëllim, pushtimin e Majës së Lubotenit. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 18.01.2015.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 18.01.2015 / ora 05:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
E-Mail: info@klubialpinprishtina.com
Tel: 044 312 744 (sms);

Detajet e Shtegut (T4-T5):

Lartësia: 2498 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Koordinatat gjeografike: 42°12′ 24” V 21°07′ 10” L
Tereni: T4-T5. Kushte dimërore; pjerrësira të rrëshqitshme; temperatura të ulëta
Kohëzgjatja e Ecjes: 10-11 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 20 km

Vëmendje:

Kjo ftesë vlenë për gjithë ata entuziastë të natyrës dhe sportit, që duan të sfidohen në ngjitje dimërore; por edhe për ata që duan ta përsosin teknikën e ngjitjes grupore në dimër, e ku ka përdorim të rekuizitave dhe standardeve alpine. Gjithashtu, duhet ta theksojmë se, veshmbathja adekuate është element thelbësor për ngjitje të suksesshme. Pjesëmarrësit duhet të kenë qizme të thella dimërore, gete, xhaketë adekuate, kapelë dimërore, shami dhe dorëza të trasha. Ata që kanë rekuizita dimërore, duhet ti marin me vete (krampona, kazma e borës, shkopinjtë e skijimit, syze mbrojtëse, drita, ndihma e parë, etj).

Udhëheqës i Ngjitjes: Haki Hasanramaj
Grupi Teknik: Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi dhe Driton Bejtullahu

KAP-i Ju dëshiron ngjitje të suksesshme,.