FTESË PËR NGJITJE DIMËRORE – MAJA E BISTRES 2651 m/lmd (Dita e Pavarësisë)

Të Nderuar Miq,

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen dimërore, me qëllim, pushtimin e Majës së Bistrës. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Hënë, me datën 17.02.2014 (Ditë Pushimi).

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Hënë, 17.02.2014 / ora 06:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Kombi-Bus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T3-T4):

Lartësia: 2651 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Koordinatat gjeografike: 42°08′ 27” V 20°58′ 34” L
Tereni: T3-T4. Kushte dimërore; pjerrësira me borë
Kohëzgjatja e Ecjes: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 13 km

Vëmendje:

Maja e Bistrës është ndër majat më të larta në Kosovë dhe gjendet në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Në Grupin e Ngjitjes mund të bashkëngjiten gjithë ata/ato që duan ta festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në Majen e Bistres. Gjithashtu, duhet ta theksojmë se, veshmbathja adekuate është element thelbësor për ngjitje të suksesshme. Pjesëmarrësit duhet të kenë qizme të thella dimërore, gete, xhaketë adekuate, kapelë dimërore, shami dhe dorëza. Ata që kanë rekuizita dimërore, duhet ti marin me vete (krampona, kazma e borës, shkopinjtë e skijimit, syze mbrojtëse, etj).

Udhëheqës i Ngjitjes: Nazmi Hasanramaj
Grupi Teknik: Qëndrim Sopi, Haki Hasanramaj dhe Driton Bejtullahu

KAP-i Ju dëshiron ngjitje të suksessheme,.