FTESË PËR NGJITJE BJESHKATARE – MAJA E PASHTRIKUT 1986 m/lmd

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së Shtunës, e që do të zhvillohet në Bjeshkët e Pashtrikut, në Jug të Kosovës. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Shtunë, me datën 23.05.2015. Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Shtunë, 23.05.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00

Si të Rezervoni:


Preferohet me e-mail (info@klubialpinprishtina.com), ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS)
E dërgoni Emrin/Mbiemrin; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2-T3):


Pika më e lartë: 1986 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët Jugore të Kosovës (afër Prizrenit)
Tereni: T2-T3 Shteg malor dhe bjeshkatar; terren alpin dhe i sigurt për ecje.
Koha e Ecjes-Gjithsej: 7-8 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, ndërresa, xhaketë, etj

Informata shtesë:


Maja e Pashtrikut gjendet në Jug të territorit të Kosovës, ndërsa pozita e veçantë gjeografike bën që, nga kjo maje, të shihet një pjesë e madhe e luginës së Drinit, Kukësi, si dhe pjesët veriore të Gjallicës dhe Majës së Pikëllimës, etj.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhëheqës: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.