FTESË PËR NGJITJE BJESHKATARE – MAJA E LUBOTENIT 2498 m/lmd (E DIEL 09.08.2015)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen e radhës, me qëllim, pushtimin e Majës së Lubotenit. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 09.08.2015, ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 09.08.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Për ata që na bashkohen me vetura private; participimi 5 € për person
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber);
E-Mail:info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T3):

Lartësia: 2498 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit
Koordinatat Gjeografike: 42°12′ 24” V 21°07′ 10” L
Tereni: T1-T3. Ecje nëpër terren të sigurt, dhe me vështirësi mesatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 9 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 20 km (dy drejtimet)

Vëmendje:

Kjo ftesë vlenë për gjithë Miqtë e K.A.P.; për entuziastët e natyrës dhe sportit, si dhe për gjithë të interesuarit tjerë që nuk e kanë patur rastin ta pushtojnë Lubotenin në kushte verore. Duhet ta theksojmë se ka ecje të konsiderueshme, ka temperatura të larta (30 °c)…por edhe ka pamje të mrekullueshme, prandaj ia vlen çdo hap. Përgatituni me rekuizita (kapelë ose shami për mbrojtje nga dielli; kremëra kundër rrezeve UV; rroba të lehta; si dhe ushqim të nevojshëm). Gjithashtu, gjatë rrugëtimit me autobus, do të furnizohemi me sasi të nevojshme të ujit.

Ju lutemi, lajmërohuni (rezervoni) me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhëheqës i Ngjitjes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Qëndrim Sopi; Nazmi Hasanramaj

K.A.P. Ju dëshiron ngjitje të suksesshme,.