FTESË PËR NGJITJE BJESHKATARE – LIQENI I JAZHINCES; MAJA E LIQENIT 2604 m/lmd (07.06.15 E DIEL)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së Dielës, me 07.06.15, e që do të zhvillohet në Bjeshkët e Sharrit. Ngjitja do të përshkojë pyjet e dendura përfundi Liqenit dhe Liqenin e Jazhincës, për të vazhduar në drejtim të Majës së Liqenit. Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e E Diel, 07.06.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Për Pjesëmarrësit me Vetura Private: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00

Si të Rezervoni:


Preferohet me e-mail (info@klubialpinprishtina.com), ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS)
E dërgoni Emrin/Mbiemrin; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T2):
Pika më e lartë: 2604 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpces
Tereni: T2-T3 Shteg malor dhe bjeshkatar; terren alpin dhe i sigurt për ecje.
Koha e Ecjes-Gjithsej: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km
Kërkesa: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, krem për mbrojtje nga dielli, veshje shtesë, etj

Informata shtesë:


Liqeni i Jazhincës është ndër liqejt më të mëdhenj të Bjeshkëve të Sharrit, dhe gjendet në lartësinë 2100 m/lmd. Gjithashtu, është liqeni me thellësinë më të madhe në Sharr; ndërsa prej ti fillon edhe faza e dytë e ecjes, ngjitja në Majen e Liqenit, në kufirin Kosovë-Maqedoni. Pjesëmarrësit, pas arritjes te Liqeni, do të ndahen në dy grupe; njëri grup do ta pushtojë majën, ndërsa tjetri do të bëjë piknik te Liqeni.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj; Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm.