Ftesë për Ekspeditën Pranëverore në THETH

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën Pranverore në Theth (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës), ekspeditë kjo e organizuar dhe e Guiduar nga Klubi Alpin Prishtina.Thethi është vendbanimi i lashtë i shqiptarëve të veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore. Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegëtim shumë më domethënës.

Detajet e Organizimit:

Nisja nga Prishtina: e Premte, 16.06.2017 / ora 05:00 (tubimi në 04:45)
Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 18.06.2017 / 19:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Kosto e Pjesëmarrjes: 85 € per person
Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 20.00 €

Akomodimi: Në Bujtinat/Kullat e Thethit, dy net; përfshirë edhe ushqimin (darka e së premtes; mëngjesi dhe darka e të shtunës; dhe mëngjesi i së dielës).
Afati i Fundit për Rezervim: E Enjte ora 12:00..Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel:044 240 517 (me sms Viber Whatsapp); E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve në autobus, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.

Plani i Ekspeditës:
E Premte 16.06.2017 – Nisja do të bëhet në ora 05:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas përgatitjes dhe renditjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7 h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi dhe darkohet.

E Shtunë 17.06.2017-Ngrënia e mëngjesit dhe fillimi i ecjes nëpër Theth, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Vaskat e Ndërlysës, Syrin e Kaltër të Veriut, si dhe të tjera monumete natyrore . Pra, e Shtuna është ditë vizitash dhe relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit. Në mbrëmjen e së njetës ditë, kthehemi prap te Bujtinat, ku e kalojmë edhe një natë.

E Diel 18.06.2017-Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë brenda 3.5 orësh, pra rreth orës 21:00.

Vëmendje: Të tre ditët e Ekspeditës do të ketë ecje mbi mesatare, dhe rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë me vete këpucë të përshtatshme, çantë të lehtë shpine dhe rekuizita për mbrojtje nga dielli. Gjithashtu, sipas kërkesës specifike, mund të shfrytëzohet edhe transporti me kuaj.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,