FTESË PËR ECJE REKREATIVE-VARGMALI I KOZNICËS-MAJA E GURIT TË ZI

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative-rurale, nëpër Vargmalin e Koznicës, me ç’rast do të vizitohet edhe maja dominuese e këtij vargmali (Maja e Gurit të Zi 1049 m/lmd). Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, pra me datën 02.03.2014.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 02.03.2014 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1)


Lartësia max: 1049 m/lmd
Vendndodhja: Vargmali i Koznicës
Tereni: T1, i lehtë, rekreativ dhe me karakter rural/malor
Kohëzgjatja e Ecjes: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km

Përshkrimi:


Vargmali i Koznicës fillon pak kilometra në Jug-Perëndim të Prishtinës dhe ka reliev kodrinor/malor; ndërsa përgjatë luginave dhe rrafshnaltave të tij, ndodhen disa fshatra gjysëm të braktisur. Maja që e dominon këtë vargmal është Maja e Gurit të Zi, e cila do të vizitohet gjatë marshutës. Ecja është e lehtë dhe e përshtatshme edhe për fillestarët e këtij aktiviteti. Itinerari do të jetë: Kishnicë-Koznicë-Shishare-Bukovicë-Guri i Zi-Lugina e Honrovcit.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm.