FTESË PËR ECJE REKREATIVE NË MALIN E GËRMISË (E DIEL 19.01.2014)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative në Parkun Regjional të Gërmisë. Kjo ecje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 19.01.2014, dhe është parapërgatitje për ngjitjet dimërore, që do të fillojnë në fillim të shkurtit.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 19.01.2014 / ora 09:00 (tubimi në 08:50)
Vendi i Tubimit: Para Pishinës së Gërmisë
Pjesëmarrja: Mund të marrë pjesë çdo qytetar; vetëm duhet të jetë të dielën te vendi i nisjes (nuk ka nevojë për lajmërim)

Detajet e Shtegut (T1):

Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Reth 20 km
Kërkesa: Përgatitje për ecje të lehtë, por mjaft të gjatë; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Përshkrimi:

Qëllimi i kësaj ecjeje, përveç tjerash, është promovimi i Parkut Regjional të Gërmisë, njoftimi i qytetarëve me mundësitë e mëdha të përdorimit të shtigjeve të ndryshme dhe pak të përdorura; vizita në Parkun (Strehimoren) e kafshëve të egra në Novosellë; si dhe vizita në Liqenin e Badocit. Gjithashtu, është moment i mirë për fillimin e ecjeve të organizuara.

Udhëheqës i Ecjes: Haki Hasanramaj 044 111 424

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.