FTESË PËR ECJE REKREATIVE – MAJA PASHALLORE 2092 m/lmd (E DIEL 10.11.2013)

Të nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative të vjeshtës, në Bjeshkët e Shtërpcës, me qëllim, pushtimin e Majës Pashallore. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 10.11.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 10.11.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00,
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1-T2):

Lartësia: 2092 m/lmd
Amplituda: min1089 m; max 2092 m (T.2656 ↑1332 – ↓1324 m)
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Shtërpcës
Koordinatat gjeografike: 42° 14” 23′ V 20° 54” 36’J
Ecje e Planifikuar: 6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 12 km
Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, Terren livadhor, Ngjitje e Mesme
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde në natyrë; ushqim të zakonshëm dhe ujë.

Detajet e aksionit:

Nisja do të bëhet nga Prishtina, në ora 07:00, për të arritur në fshatin malor të Shtërpcës, Sevce, rreth orës 09:00. Ecja do të fillojë në drejtim të Veri-Perëndimit, drejt Pashallores, e cila është planifikuar të pushtohet pas 3.5 orësh. Kthimi do të bëhet shtegut tjetër, për të arritur prapë në fshatin Sevce, rreth orës 16:00. Ecja është e karakterit të lehtë dhe atraktive, sepse përshkon një regjion malor, i cili ka pozitë të tillë gjeografike që mundëson pamje të Bjeshkëve të Suharekës, të Prizrenit dhe fshatrave malor të Shtërpcës. E veçantë e kësaj maje është edhe prominenca e butë, koloriti i kullosave dhe bimësisë, si dhe miniera e braktisur, e cila do të vizitohet .

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.