FTESË PËR ECJE REKREATIVE-MAJA E BAJRAKUT, SHALË E BAJGORËS (15.12.2013)

Të nderuar Miq,

Me rastin e përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, me qëllim, pushtimin e Majës së Bajrakut, nga drejtimi i Jugut. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 15.12.2013.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 15.12.2013 / ora 07:00 (tubimi në 06:45)
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Kombi-Bus
Participimi për pjesëmarrje: 8 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte, ora 12:00
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp); E-Mail: info@klubialpinprishtina.com

Detajet e Shtegut (T1):

Lartësia: 1790 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës
Koordinatat gjeografike: 43° 01′ 07” V 21° 00′ 57” L
Ecje e Planifikuar: 5.5 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 16 km
Karakteri i Shtegut: Rrugë fshati; Shtigje bjeshke, Terren i hapur.
Kërkesa: Përgatitje për ecje dimërore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
E rëndësishme: Veshje standarde për dimër, Mbrojtje nga era, çorapë dhe ndërresa rezervë.

Përshkrimi:

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës përbëjnë pjesën jugore të Masivit të Kopaonikut, ndërsa maja më e lartë në këtë kompleks (brenda Kosovës) është Maja e Bajrakut. Ecja do të bëhet në kushte dimërore, por shtegu është i lehtë dhe transparent. Nisja bëhet afër fshatit Bajgorë, ndërsa në kthim, do të bëhet një pushim çaji në lokalet hoteliere të zonës.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Driton Bejtullahi

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.