FTESË PËR ECJE REKREATIVE-LIQENI I BADOVCIT-JANJEVË

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative-rurale, nëpër Vargmalin që e ndan Luginën e Badovcit me qytetin e Janjevës. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, pra me datën 16.04.2017.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 16.04.2017 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00
Mënyra e Lajmërimit: Tel: + 377 44 240 517 (SMS, Viber); E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com

Detajet e Shtegut (T1)
Vendndodhja: Vargmali i Koznicës
Tereni: T1, i lehtë, rekreativ dhe me karakter rural/malor
Kohëzgjatja e Ecjes: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km (e përafërt)

Përshkrimi:
Vargmali i Koznicës fillon pak kilometra në Jug-Perëndim të Prishtinës dhe ka reliev kodrinor/malor; ndërsa përgjatë luginave dhe rrafshnaltave të tij, ndodhen disa fshatra gjysëm të braktisur. Ecja do të fillojë afër Liqenit të Badovcit, në territorin e fshatit Honrovc, për të përshkuar fshatrat Shishare dhe Bukovicë, për të arritur në qytetin e Janjevës, ku edhe na pret autobusi. Në kthim, është planifikuar të bëhet një pushim kafeje në Restorant Anija; si dhe të vizitohet lokacioni arkeologjik i Ulpianës. Ecja është e lehtë dhe e përshtatshme edhe për fillestarët e këtij aktiviteti.

Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm