FTESË PËR ECJE REKREATIVE-LIQENI I BADOVCIT-JANJEVË (01.03.2015)

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative-rurale, nëpër Vargmalin që e ndan Luginën e Badovcit me qytetin e Janjevës. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, pra me datën 01.03.2015.

Detajet e Organizimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 01.03.2015 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 8 €
Ata që vijnë me vetura private: 5 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Premte ora 12:00

Si të Rezervoni:


Preferohet me e-mail (info@klubialpinprishtina.com), ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS).
E dërgoni Emrin Mbiemrin; dhe e prisni konfirmimin.
Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi; dhe nga shpallja e njoftimit, mund të na bashkoheni vetëm me vetura private.

Vëmendje:


Kompania MERIDIAN, në kooperim me Klubin Alpin Prishtina, për çdo pjesëmarrës të evidentuar, do të ofrojë ushqim; nga një Senduiq dhe nga një Pije Rauch, falas.

Detajet e Shtegut (T1)


Vendndodhja: Vargmali i Koznicës
Tereni: T1, i lehtë, rekreativ dhe me karakter rural/malor
Kohëzgjatja e Ecjes: 5-6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km (e përafërt)

Informata Shtesë:


Vargmali i Koznicës fillon pak kilometra në Jug-Perëndim të Prishtinës dhe ka reliev kodrinor/malor; ndërsa përgjatë luginave dhe rrafshnaltave të tij, ndodhen disa fshatra gjysëm të braktisur. Ecja do të fillojë afër Liqenit të Badovcit, në territorin e fshatit Honrovc, për të përshkuar fshatrat Shishare dhe Bukovicë, për të arritur në qytetin e Janjevës, ku edhe na pret autobusi. Në kthim, është planifikuar të vizitohet edhe lokacioni arkeologjik i Ulpianës. Ecja është e lehtë dhe e përshtatshme edhe për fillestarët e këtij aktiviteti.

Ka mundësi reshjesh të lehta, prandaj përgatituni me veshje adekuate, ombrella, etj.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Haki Hasanramaj

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm.