FTESË PËR ECJE REKREATIVE , GËRMI – LIQENI I BADOVCIT, E DIEL 22.03.2015

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen rekreative që do të zhvillohet në Parkun Regjional të Gërmisë. Kjo ecje do të zhvillohet ditën e diel, me datën 22.03.2015, dhe është e hapur për pjesëmarrje.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 22.03.2015 / ora 09:00 (tubimi në 08:50)
Vendi i Tubimit: Para Pishinës së Gërmisë
Pjesëmarrja: Pjesëmarrja është e hapur, por duhet të bëhet rezervimi me e-mail apo tel (044 312 744), për shkak të ushqimit që do të shpërndahet falas.

Vëmendje:
Kompania MERIDIAN, në kooperim me Klubin Alpin Prishtina, për çdo pjesëmarrës të evidentuar, do të ofrojë ushqim; nga një Senduiq dhe nga një Pije Rauch, falas.

Detajet e Shtegut (T1):


Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
Gjatësia e Shtegut: Reth 18.5 km
Kërkesa: Përgatitje për ecje ditore.

Përshkrimi:


Qëllimi i kësaj ecjeje, përveç tjerash, është promovimi i Parkut Regjional të Gërmisë, njoftimi i qytetarëve me mundësitë e mëdha të përdorimit të shtigjeve të ndryshme dhe pak të përdorura; vizita në Parkun (Strehimoren) e kafshëve të egra në Luginën e Novosellës; si dhe vizita në Liqenin e Badocit. Dreka do të kryhet në brigjet e Liqenit, ku edhe do të fillojë kthimi nëpër fshatin Butovc.

Udhëheqës i Ecjes: Haki Hasanramaj

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,.